2.7 C
Pristina
Monday, February 24, 2025

Buy now

spot_img

Në Klinikën e Kardiologjisë për katër ditë u trajtuan 14 raste të pacientëve me ç’rregullim të ritmit të zemrës

14 raste të pacientëve me ç’rregullime të ritmit të zemrës, janë trajtuar për katër ditë në Klinikën e Kardiologjisë.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar.

“Metoda me ablacion me radiofrekuencë është realizuar me sistem modern të navigacionit 3D, si një mënyrë më e sigurtë dhe efikase në këto raste”, thuhet në komunikatën e ShSKUK-së përcjell Klankosova.tv

Disa nga shërbimet të cilat më parë qytetarët detyroheshin t’i merrnin jashtë vendit, tashmë kanë filluar t’i marrin në QKUK.

“Si rezultat i përmbushjes së objektivës së MSh për shtimin e shërbimeve të reja dhe shfrytëzimin e ekspertizës nga profesionistë që veprojnë në sistemet më të avancuara shëndetësore. Kjo për qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë”.

“Kjo është bërë e mundur falë punës së ekspertëve të elektrofiziologjisë të këtij shërbimi në bashkëpunim me ekspertët elektrofiziolog nga Bullgaria, Prof. Vassil Traykov dhe kryemjeku Dr.Valon Spahiu i cili vepron në Heilbronn, Gjermani”, thekson ShSKUK-ja përcjell Klankosova.tv

“Elektrostimulimi është një teknikë e përdorur për të stimuluar muskujt duke përdorur impuls elektrik. Përdorimi i elektrostimulimit ndihmon në rritjen e forcës muskulore, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe zvogëlimin e dhimbjeve muskulore. Ndërsa, elektrofiziologjia përfshin studimin e impulsit elektrik të qelizave të ndryshme, si muskujt, nervat, zemra, truri, etj”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img