Është anuluar takimi mes ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, dhe homologut të tij grek, Ionais Ikonomou, i parashikuar që të mbahej ditën e sotme.
Shkak për anulimin e takimit janë bërë incidentet e dhunshme mbrëmjen e djeshme në Athinë mes tifozerisë së AEK dhe Dinamo Zagreb.
Si pasojë e përleshjeve gjatë mbrëmjes së kaluar, 1 i ri humbi jetën, teksa 8 të tjerë u plagosën, ndërkohë që 96 persona janë arrestuar.
Balla kishte njoftuar më herët takimin me Ikonomou, me të cilin do të diskutonte për sigurinë kufitare dhe lehtësimin e lëvizjes gjatë sezonit turistik.