Lionel Messi e vazhdoi serinë e jashtëzakonshme edhe dje duke i shënuar dy gola për Inter Miamin.
Ylli argjentinas arriti në kuotën e 7 golave në 4 ndeshje me ekipin amerikan, duke u bërë një sensacion i vërtetë.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e inspiroi ekipin e tij drejt kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Ligës.
Messi i realizoi dy gola në barazimin 4:4, ndërsa më pas shënoi edhe nga 11 metërshi në ekzekutimin e penalltive.
36 vjeçari po e shijon në maksimum këtë moment magjik, të cilin synon ta vazhdojë.
Kampioni i botës me Argjentinën e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka shprehur gëzimin e tij të momentit.
“Luftuam deri në momentin e fundit dhe në fund e morëm një tjetër fitore. Një hap përpara… Faleminderit krejt njerëzve të Dallasit për dashurinë dhe mikpritjen”, shkroi Messi në rrjetet sociale.
Që prej arritjes së tij në Amerikë, Inter Miami i ka regjistruar katër fitore radhazi.