Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve.
Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.
Lidhja e saj me reperin e njohur Fero me të cilin ka dhe një vajzë të vogël së fundmi ka qenë në qendër të mediave, pasi Fero akuzohet për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.
Ditën e sotme Arbenita ka postuar disa video dhe foto me vajzën e saj të vogël, Ninën duke i falur shumë dashuri njëra-tjetrës, ku Nina me anë të një përqafimi tregon se sa shumë e do nënën e saj. Në postim Arbenita shkruan: Kur e pyes sa më do.
Teksa Arbenita dhe Fero i kanë rrugët e ndara, nuk mungojnë as thumbat për njëri-tjetrin. Arbenita ka postuar një foto ku lë të kuptohet se Fero nuk diti ta vlerësonte dhe tani duhet të “shijojë humbjen”.