Një grua nga fshati Isniq është dërguar pa shenja jete në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.
Rasti ka ndodhur në orët e hershme të së hënës.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Fadil Gashi.
Gashi tha se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet.
“Rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Gashi.