2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Musliu për dënimin me 6 muaj burgim ndaj mërgimtarit që e kanosi: Shumë i ulët

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Driton Maloku, duke e dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se ka kanosur deputeten e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu.

Por deputetja Musliu konsideron se dënimi ndaj personit është shumë i ulët, prandaj thotë se do të konsultohet me avokatin e saj për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’a kundërshtuar me ankesë.

Sipas saj, mërgimtari që e ka kanosur e ka pranuar se “kishte rënë nën ndikimin e propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje”.

Reagimi i saj i plotë:

Sot Gjykata e dënoi me gjashtë muaj burg personin që më kanosi në dhjetor të vitit të kaluar, pas një debati të ashpër që kisha me kryeministrin Kurti në seancë plenare.

Ky person që më kanosi nga Zvicra, të premten në seancë tha se “nuk voton në Kosovë prej 20 vitesh” dhe pranimin e fajësisë e bëri krejt formlisht e në mënyrë të pasinqertë. Por, në një pikë ai ishte shumë i sinqertë. Deklaroi se “kishte rënë nën ndikimin e propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje”.

Ky është një shembull konkret se gjuha me të cilën partia – shtet i ushqen militantët e saj, është gjuhë e urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit. Dhe si e tillë jo vetëm e papranueshme por edhe e dënueshme.

Përndryshe, konsideroj se dënimi ndaj personit që më kanosi, është shumë i ulët dhe do të konsultohem me avokatin tim për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’a kundërshtuar me ankesë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img