1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Qeveria e Kosovës është në akord të plotë me kriminelin Radojçiq

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është në akord të plotë me kriminelin Radojçiq.

Më tutje ai është shprehur se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërtetën e këtij koordinimi dhe ne do angazhohemi që ta nxjerrim në dritë përmasën e plotë të ZdraVVo’s.

Postimi i plotë:

Nga protagonistë të përgjimeve, dje kuptuam se Qeveria Zdravo qenka jo vetëm e koordinuar por edhe në akord të plotë me kriminelin Radojçiq.

Çfarë mbështetje i paska dhënë Lista Serbe Albin Kurtit, e që nuk qenka “në kundërshtim me interesat kombëtare të Serbisë”?.

Cilat pozita i paska zgjedhur Qeveria Zdravo me bekimin e Listës Serbe?

Për cilat ligje e tema të tjera jashtë parlamentare qenkan koordinuar Radojçiqi e Albin Kurti, përmes Simiqit e Mimoza Kusarit?

Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërtetën e këtij koordinimi dhe ne do angazhohemi që ta nxjerrim në dritë përmasën e plotë të ZdraVVo’s.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img