10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Sylejmani largohet nga Liria pak javë pas prezantimit, thotë se kjo ndodhi pa vullnetin e tij

Altin Sylejmani është larguar nga Liria vetëm pak javë pasi nënshkroi me këtë klub.

Klubi prizrenas e kishte zyrtarizuar Sylejmanin më 22 korrik. Bashkë me të në fotografi ishte shfaqur edhe pronari i klubit, Rrahman Kice, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, këtë të diel është njoftuar nga lojtari se ai nuk do të jetë pjesë e Lirisë.

Sylejmani, i cili largimin e konfirmoi përmes një postimi në “Facebook”, theksoi se kjo ndodhi jashtë vullnetit të tij.

Mes tjerash, Sylejmani tha se situata te klubi i Lirisë nisi të komplikohej, në mënyrë të paqartë.

Njoftimi i plotë nga Altin Sylejmani (pa ndërhyrje):

“Ju njoftoj se fatkeqësisht ,nuk do të jem pjesë e KF LIRIA. Një hap i cili sigurisht ishte jashtë vullnetit tim.

Edhe pse kam pritur më tepër se një muaj dhe refuzova shumë ekipe për Lirinë, jam larguar nga Klubi Qytetit, për të mirën time, ngase situata filloi të komplikohej çdo ditë e më tepër në mënyrë krejtësisht të paqartë.

Pa dyshim, unë vazhdoj të ndaj respektin më të madh për klubin e Lirisë, tifozët tanë ‘Arpaxhikt’ dhe gjithë qytetarët e Prizrenit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img