-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Berisha: Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, atak ndaj sovranitetit të vendit

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha e ka cilësuar si atak ndaj sovranitetit të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve serbe në vend.

Berisha e ka akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Isa Mustafën që kanë dhënë leje që këto zgjedhje të mbahen edhe në territorin e Kosovës.

“Nuk e shoh asgjë më shumë përveç asaj se ky është një atak i radhës që i bëhet sovranitetit të Kosovës nga shteti armik, me miratimin e Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Kadri Veselit”, ka thënë deputeti i Nismës për lajmi.net

Ai ia ka hedhur fajin Qeverisë së Kosovës, e cila sipas tij po e zbaton Kushtetuën e Serbisë ku thuhet se Kosova është provincë e shtetit serb.

“Grumbullimi i votave mund të bëhet nëpër ambasada dhe konsullata ku qytetarët e interesuar mund të shkojnë të votojnë, mirëpo hapja e qendrave të votimin nënkupton që qeveria e zbaton atë që është e parapri me kushtetutë të Serbisë, në preambulën e së cilës Kosova është provincë e Serbisë. Këta vetëm po e zbatojnë këtë praktikë”, ka shtuar Zafir Berisha.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë e cilësoi vetëm si grumbullim të votave, për të cilat do të përkujdeset misioni i OSBE-së.

Sipas këtij misioni sot deri në orën 12:00 kanë votuar 13.07% e serbëve të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img