13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Dalin pamjet e filmuara brenda Bon Vivantit në tragjedinë e së premtes

Një i vrarë dhe 17 të plagosur kanë mbetur si pasojë e sulmit me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Klientë që kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje kanë filmuar në ato momente.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen persona të plagosur teksa pranonin ndihmën e parë.

Kastriot Ramadani 39-vjeç vdiq si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas një përleshjeje mes dy grupeve.

Prokurori i rastit në bashkëpunim me Policinë e Kosovë janë duke punuar në drejtim të identifikimit të personave të implikuar në këtë rast me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes, është marr aktvendim mbi ndalim ndaj disa personave, ka njoftuar prokuroria.

“Prokurori, rastin në fjalë e ka cilësuar ‘Vrasje të rëndë’ neni 173, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ neni 366 dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’ neni 187 i Kodit Penal të Kosovës”, u tha në njoftimin e prokurorisë.

“Ajo që është më rëndësi të ceket se një person gjendet në arrati, ndërsa është konstatuar se gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale”, thekson Prokuroria.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img