1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

​Erdogan thotë se është “ruajtës i paqes”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të shtunën se është “ruajtës i paqes”, duke iu bërë thirrje kurdëve në juglindje të Turqisë që në referendumin që mbahet pas dy javësh të mbështesin ndryshimet kushtetuese, me të cilat atij i shtohen kompetencat.

“Këta mbështetës të PKK-së vazhdojnë të thonë ‘paqe, paqe, paqe’. A sjellin bisedimet e kota paqe? A mund të ketë paqe me ata që ecin me armë në duart e tyre? Ne jemi gardianët e paqes, ne jemi gardianët e lirisë”, ka thënë Erdogan para një mase të madhe njerëzish në qendër të qytetit Dijarbakir, ku valëviteshin flamujt turq.

Erdogan tha se Turqia ka nevojë për një presidencë të fuqishme për të mënjanuar koalicionin e brishtë qeveritar në të kaluarën.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, të ecim së bashku me secilin i cili ka diçka për të thënë ose që ka projekt. Ne kemi një kusht. Nuk do të ketë armë në duart e tyre”, ka thënë shefi i shtetit turk.

Kritikat e tij vijnë pas arrestimit, pushimit ose suspendimit të më shumë se 100 mijë mësuesve, shërbyesve civilë, ushtarëve dhe gazetarëve që nga grusht-shteti i dështuar i korrikut të kaluar.

Erdogan ka bërë disa tentativa për reforma mbi të drejtat e kurdëve dhe në vitin 2012 ka nisur negociatat për t’i dhënë fund kryengritjes së Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), e cila ka shkaktuar vrasjen e 40 mijë njerëzve që nga viti 1984. Por, armëpushimi dështoi në korrik të vitit 2015 dhe luftimet shpërthyen serish,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img