Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi qarkun Pingyuan në provincën Shandong të Kinës lindore mëngjesin e sotëm, duke lënduar 21 persona.
Tërmeti kishte thellësi prej 10 kilometra në epiqendër, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë – një degë e Administratës së Tërmeteve në Kinë.
Që nga mëngjesi i së dielës, 21 persona nga qytetet Dezhou dhe Liaocheng u raportuan si të të lënduar, thanë zyrtarët, raporton CNN.
Transmetuesi shtetëror CCTV raportoi se 126 shtëpi ishin shembur si pasojë e tërmetit.