Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar homologen e saj sllovene, Natasa Pirc Musar, për viktimat që shkaktuan përmbytjet në këtë vend.
Osmani tha se Kosova është e gatshme që ta ndihmojë Slloveninë për të kapërcyer këtë situatë të vështirë.
“Ngushëllime të sinqerta Presidentes Musar dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut. Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë për të kapërcyer këto kohë zemërthyese”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Kësaj gatishmërie të Kosovës i është përgjigjur presidentja sllovene, e cila rishpërndau postimin e Osmanit.
“Faleminderit, zonja Presidente”, shkroi ajo.
Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e shiut të dendur dhe përmbytjeve në Slloveni pasi moti ekstrem i vazhdueshëm ka bërë që edhe BE të lëshojë paralajmërime për disa vende gjatë fundjavës.
Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e shiut të dendur dhe përmbytjeve në Slloveni pasi moti ekstrem i vazhdueshëm ka bërë që BE të lëshojë paralajmërime për disa vende gjatë fundjavës.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet e mëdha përfshinë rajonet e Sllovenisë të premten. Kryeministri slloven Robert Golob e përshkroi shkatërrimin si “katastrofik”.