9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kosova dy herë e ndaloi Dukagjin Nikollajn, dy herë ShBA-ja nuk e mori

Insajderi merr vesh që gati një dekade me herët shteti kosovare e kishte arrestuar Dukagjin Nikollajn nën dyshimin për përfshirje në një incident, sikurse ai i mbrëmshmi në BonVivant. 

Incidenti kishte ndodhur te kafiteria që në atë kohë quhej “Drrasa e thyer”. Shteti kosovar në atë kohë nuk kishte marrëveshje ekstradimi me ShBA-të por megjithatë e kishte kontaktuar FBI-në për ta informuar. Nga kjo agjenci mori informatën që Nikollaj kërkohet vetëm brenda territorit amerikan. 

Vite më vonë, pas marrëveshjeve për ekstradim Kosovë-ShBA, përsëri autoritetet kosovare të zbatimit të ligjit e njoftuan ShBA-në se e kanë lokalizuar dhe mund ta arrestojnë Dukagjin Nikollajn.

Edhe në këtë rast, burimet e Insajderit tregojnë që autoritetet amerikane iu kthyen të njëjtën përgjigje që: Nikollaj kërkohet nga FBI nëse është brenda territorit amerikan.

Po ashtu, Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka” dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen në zonën e Nju Jorkut.

Për “Dukën” është lëshuar urdhër arrest në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në disa fotografi “Duka” shihet nën shoqërinë e Kastriot Ramadanit i cili mbeti i vrarë mbrëmë në “Bon Vivant”.

Insajderi mëson se të dy ndodheshin së bashku mbrëmë në lokalin në fjalë.

“Duka” nuk ka arritur të kapet nga policia, aktualisht ai ndodhet në arrati.

Një ndër të dyshuarit për përfshirje në këtë ngjarje është edhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani”. Ai raportohet se ka mbetur i plagosur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img