2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Muhalebi me mjedra: Një tortë verore e shijshme dhe freskuese

Delikatesa tradicionale turke muhalebi, e cila bëhet nga bollguri, sheqeri, qumështi dhe kokosi, mori një version të ri në formën e një keku

Në një enë hedhim bollgurin, miellin, 250 gramë sheqer, pluhurin për pjekje, miellin e kokosit dhe qumështin, i përziejmë mirë të gjitha dhe e lëmë të qëndrojë për një ose dy orë.

Këtë përzierje mund ta rrihni edhe në mbrëmje dhe ta piqni tortën në mëngjes.

Përbërësit:

▪ 350 gr griz
▪ 600 gr sheqer
▪ 250 ml qumësht
▪ Dy lugë miell
▪ Qese pluhur për pjekje
▪ 300 gr mjedra
▪ Qese pudingu nga vanilja
▪ 1 limon
▪ 100 gr miell kokosi

Përgatitja:

Masën e pastave e hedhim në një tavë të lyer me yndyrë dhe më pas e pjekim në furrë të nxehur në 200 gradë, derisa torta të shkëputet nga skajet e tepsisë.

Ndërkohë që ëmbëlsira piqet, përgatitni shurupin. Në një tenxhere hidhni 150 gramë sheqer, pak ujë dhe lëng të një limoni, dhe zieni derisa të vlojë.

Shurupin lëreni të ftohet dhe pastaj hidheni sipër tortës së nxehtë.

Derisa keku thith shurupin, zieni mjedrat. Hidhni mjedrat në tigan, shtoni 200 gram sheqer të mbetur dhe rreth 300 mililitra ujë, më pas zieni në temperaturë pak më të lartë. Ndërsa mjedrat janë duke u zier, rrihni pluhurin e pudingut me vanilje në pak ujë, më pas kur uji me mjedrat të vlojë, hidhni ngadalë pluhurin e pudingut të rrahur dhe përzieni me një rrahëse derisa masa të trashet.

Mbi muhalebien hidhni mbushjen e nxehtë me mjedër, më pas lëreni kekun të qëndrojë dhe të ftohet në frigorifer. Nëse dëshironi, spërkatni pak miell kokosi mbi tortën, prejeni në kubikë dhe shërbejeni.

E këndshme!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img