1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Muja thotë se veç Haradinaj e ka kauzë të vërtete demarkacionin, tjerët po bëjnë politikë

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Mustafa se ata qe po e pengojnë ratifikimin e demarkacionit duhet të japin përgjegjësi.

Muja, ka thënë se ky është kërcenim i radhës nga kryeministri për ata qe po e kundërshtojnë këtë version. Por, ai ka paralajmëruar se as Mustafa dhe as kolegët e tij nga PDK qe po bëjnë presion nuk do ta shtyjnë ta ndryshojë qëndrimin.

“I keni në dore të gjitha mekanizmat ligjore e prokurorial dhe aktivizoni qysh sonte nëse doni, aktivizoni mediet e juaja disa prej tyre qe i mbani natën ngrohtë e ditën i detyroni kundër atyre qe s’ju dëgjojnë, por ju them se te kote e keni. Nëse ne vitin 2015, kane qenë 10 deputet të pozitës kundër, sot i keni mbi 79 me shpirte, por nuk deklarohen. Po atë deklarim do ta merrni posa ta sjellni në Kuvend, sepse fajtore për këtë jeni vet qeveria për kufirin, sepse kjo ju ka mbajtur në post dhe këtë e keni shitur se te tjerët kane kauza te paqena”, ka thënë Muja për “Indeksonline”.

“Ju tregoje se kauza për mua është fakti qe ky kufi është gabim, ndërsa kauzë shpirtërore dhe të vërtet e ka vetëm një lider opozitare në Kosove, e ai është lideri i AAK-së Ramush Haradinaj. Ndërsa tere spektri tjetër politik opozitar dhe ju qeveritar keni pas interes ta zvarrisni deri sot, sepse kështu ju ka pëlqyer ju të keqqeverisni dhe opozita të bëhet kinse po bën opozitë, sepse s’kanë çka ofrojnë opsione zhvillimore para publikut përveç me bërë mjegull”, thuhet në reagimin e deputetit Muja.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se kryeministri Mustafa po shkel Kushtetutën duke kërcënuar deputetët. Ai ka paralajmëruar se do të kërkoj sqarime zyrtare për këtë qëndrim.

“Do t’i kërkoje partisë sime sqarime zyrtare për këtë kërcenim. Deri sa PDK thotë dhe kërkon një konsensus politik nacional e ju na kërcënoni këtu duhet të behet divorcimi total me lidershipin e LDK”, ka shtuar ndër të tjera Muja.

“Shif autoritetin e zv tendë Hajredin Kuçi ta dëmtoni qe s’ju ka pranuar këtë version. Hapne edhe një aferë PRONTO me gazetat qe i ngrohni natën, por unë personalisht po ju them se te vërtetës i frikësohem, por juve aspak”.

Muja poashtu ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i cili ka thënë se votimi i demarkacionit është në interes të Kosovës.

“Sot lexova qe presidenti i Malit të Zi edhe ai na paska çuar një porosi po i them publikisht edhe ati, qe ne s’kemi asgjë me Malin e Zi, për momentin kemi raporte te shkëlqyera ndërshtetërore qe dëshiroje të jenë përgjithmonë, por një duhet ta dini si president i vendit se komisioni shtetërore i juaji ka mashtruare komisionin tone duke na i marre hiq ma pak se 82 km katrore”, është shprehur ai.

“Kur ju na lusni të heqim dore nga kjo kërkese ne të lusim pse ju s’po heqni dore nga Prevllaka me Kroacinë qe janë shtate km katrore, dhe nëse je aq gjeneroz na garanton qe nëse komisioni ndërkombëtare e benë matjen e territorit aktual të Malit te Zi çdo km qe del me shume sot apo nesër apo pas dhjete viteve do t’i takojnë Kosovës. Pse se thoni këtë sepse edhe ju e dini qe është keq, por lajthitja qe ju keni me pas probleme për NATO këtë e ka sqaruar Badinteri me 91 , dhe këtë pengese se keni fare. Ne po flasim për precizim kufijsh jo për delimitime te reja”, përfundon reagimi i Mujës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img