7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: I vrari në ngjarjen e mbrëmshme nuk është pjesë e FSK’, i plagosuri po

Forca e Sigurisë së Kosovës i ka demantuar raportimet në media se personi që u vra pas të shtënave me armë në lokalin “Bon Vivant” , Kastriot Ramadani, ishte pjesëtar i FSK’së.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare, FSK i ka quajtur të pavërteta raportimet. 

Ndërkohë, për personin tjetër që mbeti i plagosur, Hysni Geci, e që u raportua se është pjesë e FSK’së, kanë thënë se pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të  FSK-së.

“Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e  mbrëmbshëm se i vrari  është pjesëtarë i FSK-së, nuk janë të vërteta, sipas informacioneve zyrtare në këtë ngarje  ishte i përfshirë edhe një pestërë i FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovês pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së”, thuhet në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img