1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pa punuar fare, kabineti i ish-ministrit Maric ka shpenzuar mbi 29 mijë euro

10 ditë para se të bëhen 6 muaj qëkur serbët kanë nisur bojkotin e institucioneve të Kosovës, ata kanë vendosur të kthehen në Kuvend.

Kështu kanë shpëtuar mandatet e tyre dhe nuk kanë humbur vendet në Kuvend, raporton KTV.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, deputeti e humb mandatin nëse në periudhën gjashtëmujore nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të Kuvendit.

Por, sikur deputetët, ashtu edhe ministrat e Listës Serbe kanë vazhduar të shfrytëzojnë të gjitha benificionet nga buxheti i Kosovës.

Vetëm ish-ministri Ljubomir Maric, për dy muaj sa ka qëndruar në pozitën e tij të ngrirë, u ka kushtuar taksapaguesve të Kosovës 12 mijë e 277 euro.

Komplet kabineti i Maricit prej 6 këshilltarësh dhe 2 vozitës ka shpenzuar 17 mijë e 430 euro nga buxheti i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img