Muhamet Ramadani ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij.
Atleti kosovar fitoi medaljen e argjendtë në hedhje të gjylës në Lojërat Frankofone “Kinshasa 2023”.
Rezultati i tij ishte 18.36 metra.
Është kjo medalja e dytë për atletikën, pas të argjendtës së Gresa Bakraqit dhe e treta në total për Kosovën.