Anton Cena e ka dominuar përsëri botën e xhudos për veteranë.
Është shpallur kampion në Kampionatin Botëror për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës, që u mbajt në Kanada.
Veterani i xhudos është treguar i papërmbajtshëm për kundërshtarët duke i rrahur një pas një, ndërsa e siguroi kështu titullin e gjashtë të kampionit, shkruan “Gazeta Express”.
Përkundër një ndërhyrjeje kirurgjike që e pati, Cena nuk u ndal dhe me punë e përkushtim u rikthye në majat e xhudos botërore për veteranë.
Këtë sukses, përfaqësuesi i Policisë së Kosovë ia dedikoi vendit të tij, Kosovës, ndërsa i falënderoi edhe ata që e përkrahën edhe financiarisht.