Andrew Tate është liruar nga arresti shtëpiak, por ai nuk do të lejohet të largohet nga Rumania pas akuzave për përdhunim dhe trafikim seksual.
Tate, 36 vjeçar, vëllai i tij, Tristan dhe dy gra rumune janë liruar nga arresti shtëpiak sot (4 gusht) dhe tani janë nën kontrollin gjyqësor, një masë më e lehtë kufizuese, tha një zëdhënës për MailOnline.
Në fillim të kësaj jave, vëllezërit po apelonin kundër një vendimi gjyqësor të marrë muajin e kaluar për t’i mbajtur ata në arrest shtëpie për 30 ditë të tjera.
Paraqitja e tyre në Gjykatën e Apelit në Bukuresht erdhi pasi influencuesi u akuzua për përdhunim, trafikim njerëzor dhe për formimin e një bande kriminale për shfrytëzimin e grave.
Tristan dhe dy gra rumune u akuzuan për trafikim të qenieve njerëzore.
Të katër nuk do të jenë në gjendje të largohen nga Rumania ose të udhëtojnë në disa pjesë të vendit, por mund të largohen nga shtëpia dhe të udhëtojnë brenda Bukureshtit dhe Ilfov.
Gjykata e Apelit të Bukureshtit tha në një vendim me shkrim se “zëvendëson masën e arrestit shtëpiak me atë të kontrollit gjyqësor për një periudhë 60-ditore nga 4 gushti deri më 2 tetor”.
Tate, i cili u arrestua më 29 dhjetor në Bukuresht dhe i ka mohuar akuzat, kishte humbur më parë një sërë apelimesh kundër arrestit të tij shtëpiak.
Pasi kaluan tre muaj në paraburgim policor në Bukuresht, vëllezërit Tate fituan një apel më 31 mars për t’u transferuar në arrest shtëpiak.
Ata tani janë në gjendje të lëvizin lirshëm brenda disa pjesëve të vendit.