Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.
Kurse, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim.
Ndërsa, Gjykata i ka liruar të dy në akuzën për veprën e dhunimit.
Në momentin e shpalljes së aktgjykimit dënues me burgim të përjetshëm për Krivaqën, të pranishmit në sallën e gjyqit i kanë duartrokitur vendimit.
Familjarët e viktimës Marigona Osmani kanë reaguar me zë të lartë kur gjyqtari ka lexuar aktgjykimin.
“Bravo për këtë qen! O i mjerë! I mjerë”, ka reaguar një nga familjarët e viktimës, e pranishme në sallë.