Të mërkurën rreth orës 20:00, një person ka raportuar se është rrëmbyer dhe mbajtur në një vend të panjohur për të.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy vetë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për këtë rast.
“Prishtinë 02.08.2023 – 20:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe për një kohë është mbajtur në një vend të njohur për të, në prezencë edhe të një personi tjetër të dyshuar. Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.