Dy burra janë arrestuar në Istog, pasi të njëjtit dyshohen se dhunuan një grua.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Istog 02.08.2023 – 23:44. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se të njëjti dyshohet se e kanë kryer vepren e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Te dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.