12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen 2 persona për aksidentin e para dy viteve në Ferizaj që la të vdekur një 60 vjeçar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, si të dyshuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur në Lloshkobare të Ferizajt, më 7 nëntor të vitit 2021.

Sipas Policisë shoferi M.K. kishte ikur nga vendi i ngjarjes bashkë me pasagjerin, R.B., të cilët ishin të kërkuar nga policia për një kohë.

Në këtë aksident ka vdekur këmbësori N.M. i moshës 60–vjeçar.

“Që nga koha kur ka ndodhur aksidenti, policët hetues të Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë vazhduar hetimet për identifikimin e veturës dhe personit/personave të dyshimtë, kanë intervistuar disa dëshimtarë dhe kanë grumbulluar informacione pandërprerë në terren”.

“Mbi bazën e disa informacioneve të pranuara, policët hetues kanë arritur që të identifikojnë veturën BMË dhe sot me datën 03.08.2023 kanë arrestuar të dyshuarin ( shoferin) I.J ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se me datën 31.10.2021 në fshatin Loshkobare të Ferizajt ka shkaktuar aksident komunikacioni dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu me këtë rast është arrestuar edhe pasagjeri i veturës BMË, i dyshuari R.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar “, thuhëet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img