7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Trump sot do të përballet me arrestimin e tretë në katër muaj – çfarë pritet të ndodh me ish presidentin amerikan

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump do ta ketë sot paraqitjen fillestare në gjykatën federale në Uashington, D.C. pas hetimeve të prokurorit special, Jack Smith, i cili ka siguruar prova të mjaftueshme kundër 77-vjeçarit për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 që shkaktoi sulme ndaj Kongresit amerikan më 6 janarit të vitit 2021.

Trump po fluturon për në Uashington përpara se të paraqitet në Gjykatën e Qarkut të SHBA në orën 16:00 (sipas orës lokale amerikane).

Republikani është planifikuar të dalë para gjykatëses në Moxila Upadhyaya. Trajtimin e çështjes në vazhdim do të ketë në dorë gjyqtarja federale e qarkut Tanya Chutkan.

Pas arritjes në gjykatë, Trump pritet të arrestohet, të procedohet dhe të dal para gjykatës, raporton cnn.

Për shkak se miliarderi tashmë ka të dhënat në sistemin federal pas arrestimit në rastin e çështjes së dokumenteve të klasifikuara Mar-a-Lago, procedurat do të jenë më të thjeshta. Ish-presidenti pritet të deklarohet i pafajshëm dhe të lirohet në pritje të gjykimit.

Ai është akuzuar për katër pika:

Komploti për të mashtruar Shtetet e Bashkuara;
Komploti për të penguar një procedurë zyrtare;
Pengimi dhe tentativa për të penguar një procedurë zyrtare;
Komploti kundër të drejtave;

Ky është arrestimi i tretë i Trump-it në katër muaj. Smith e akuzoi në muajin qershor në lidhje me dërgimin në shtëpi të dokumenteve të klasifikuar.

Në muajin mars, një Juri e Madhe në Manhattan e akuzoi ish-presidentin për mashtrim në biznes.

Trump, i cili është kandidat për president në vitin 2024, ka deklaruar veten të pafajshëm në të dyja rastet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img