Analisti televiziv dhe drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci ka përdorur gjuhë provinciale ndaj dikujt dhe ironikisht duke e fyer të njëjtin si “provinciallc”.
Për ironi, Gjinovci duket se nuk e di se çka është provincializmi pasi përkundër që ka përdorur fjalë provinciale i ka thënë personit në fjalë “provinciallc” dhe “selak”.
“Selak” nga serbishtja përkthehej në “fshatar”, por në vendin tonë në shumicën e rasteve përdorej në mënyrë fyese ndaj personave që ishin apo kishin origjinë nga fshati.
Por, ai përdor edhe mbiemrin “provincial” për personin në fjalë. Kuptimi i kësaj fjale në gjuhën shqipe i përdorur në mënyrë fyese është si vijon:
“PROVINCIAL mb. mospërf. Që ka zakone e sjellje si të një njeriu të provincës; i ngushtë, i pazhvilluar. Njeri provincial. Jetë provinciale.”