1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri i propozon BE’së: Së pari liberalizimi, pastaj demarkacioni

Isa Mustafa thotë t’iu ketë kërkuar zyrtarëve të BE’së të ndryshojnë kushtin e demarkacionit për liberalizimin e vizave për kosovarët. Ka thënë se ka kërkuar që të modifikohet kushti i demarkacionit duke lejuar liberalizimin e vizave por duke kushtëzuar që brenda një kohe të kryhet ky proces.

“Kam kërkuar, po ashtu, në Maltë, që të rishqyrtohet edhe një herë ky kriter (demarkacioni) sepse konsiderojmë se është kriter i tepërt për Kosovën. Ose të gjendet ndonjë alternativë që kriteri të modifikohet në mënyrë që të mos aplikohet si kusht striktë në mënyrë që ne njëherë ta plotësojmë e pastaj të marrim të drejtën e liberliaizmit të vizave. Por, të na jepet një kohë që nëse ne nuk e plotësojmë të na tërhiqet liberalizimi i vizave”, ka thënë Kryeministri Mustafa.

“Shpresoj se ky propozim do të trajtohet në institucionet e BE’së. Por, sot s’mund të premtoj se çfarë përgjigjesh do të marrim sepse varet prej tyre”, ka shtuar ai.

Demarkacioni vazhdon të mbetet kushti kryesor i paplotësuar i institucioneve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Opozita vazhdon të kundërshtojë shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi me arsyetimin se po i falet tokë malazezëve, ndërsa, zyrtarët e Qeverisë deklarojnë se gjithçka është në rregull me këtë proces.

Sidoqoftë, kryeministri Mustafa ka paralajmëruar mundësinë e rikthimit të marrëveshjes për ratifikim në Parlament. Por, ka thënë se nëse dështon votimi atëherë barrën për mos liberalizim të vizave do ta marrin ata që e kundërshtojnë shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, shkruan Gazeta Express.

“Nuk ka asnjë caktim në caktimin e shënimit të vijës kufitare”, ka thënë Mustafa.

“Në qoftë se kjo çështje do të shtyhej, atëherë, përgjegjësinë duhet të marrin ata që e pengojnë liberalizimin”, ka thënë Mustafa.

Megjithëkëtë, Kryeministri që është edhe Kryetar i LDK’së ende nuk i ka siguruar votat as të partisë së tij për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Është paralajmëruar se do të shkohet në zgjedhje të reja nëse dështon ky proces.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img