3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Durmishi kërkon ‘falje’ për një shifër që e publikoi para disa ditësh: Inspektimi i autoudhës ka kushtuar 900 mijë, jo 850 mijë euro

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka kërkuar “falje” për një shifër që e ka publikuar para disa ditësh, lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve nga korriku i vitit 2019 deri më korrik të vitit 2020.

Durmishi ka thënë se para disa ditësh ka deklaruar se automjeti i cili lëvizte në rrugë për të bërë inspektime se ku ka nevojë të intervenohet me kontratën e mirëmbajtjes është paguar në vlerë 850 mijë euro, e që vlera e saktë ka qenë 900 mijë euro.

“Para disa ditëve kam deklaruar se një Pick – up (automjet) i cili lëvizte në rrugë për të bërë inspektime se ku ka nevojë të intervenohet me kontratën e mirëmbajtjes është paguar në vlerë 850 mijë euro. Në fakt ky pozicion nuk i kishte kushtuar buxhetit të shtetit 850 mijë euro por 900 mijë euro”, ka shkruar Durmishi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img