2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Groposja e derrave të infektuar nga murtaja afrikane, incident mes policisë dhe banorëve në Kllokot

Një incident mes qytetarëve të Kllokotit dhe Policisë së Kosovës ka ndodhur dje për shkak të një vendimi që derrat e infektuar nga murtaja afrikane të groposen diku në këtë komunë. Ngjarja ndodhi në fshatin Gërnçar të komunës së Kllokotit, banorët e të cilit pretenduan se groposja e këtyre kafshëve është caktuar në afërsi të fshatit.

Për këtë ata kanë protestuar dhe policia është përpjekur që t’i largojë ata, raporton KoSSev.

Derisa në rrjetet sociale po qarkullojnë video të kësaj ngjarjeje, policia thotë se nuk ka raportime për ndonjë incident, por po ashtu konfirmon se ka dhënë mbështetje në transportimin e kafshëve të ngordhura.

Rasti i parë i murtajës afrikane në Kosovë është regjistruar muajin e kaluar në komunën e Kllokotit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë konfirmoi në atë kohë se ata dolën në terren për kërkime diagnostikuese në fermë, marrjen e mostrave dhe izolimin e fermës, por edhe se ata eutanizuan kafshët dhe krijuan një shtab krize përgjegjëse për menaxhimin e situatës.

Disa banorë të fshatit Gërnçar kanë thënë për KoSSev dje se në këtë fshat është hapur një gropë me qëllim të groposjes së derrave të infektuar që kanë ngordhur.

Njëri prej tyre, Dushan Marinkoviq, thotë se vendasit nuk ishin në dijeni deri dje kur, siç shpjegon ai, erdhi një ekskavator dhe filloi të hapte një gropë, thotë ai, vetëm disa qindra metra larg shtëpive.

“Sot në mëngjes erdhën atje me një kamion dhe shkarkoi një rimorkio me derra të ngordhur”, thotë Marinkoviq.

Më pas banorët e zonës u mblodhën dhe bllokuan rrugën që të çon në gropën e gërmuar, të revoltuar nga zgjedhja e vendndodhjes dhe nga frika e infeksionit të mundshëm.

Ai thekson se aty kanë gjetur pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Kur qytetarët u rebeluan, policia gjatë protestës u tha se kryetari ishte pajtuar dhe ishte në dijeni me vendin ku do të groposeshin derrat”, pohon Marinkoviq.

Më pas, ai thotë se qytetarët kanë shkuar edhe në komunë, por se përgjigjja e vetme që e kanë marrë është se “ka mbaruar orari i punës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img