Presidentja Vjosa Osmani sot në mëngjes ka qenë në Bondsteel nga ku kanë thënë se prezenca e ushtrisë amerikane garanton sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Mattheë O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul. Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka ndarë edhe disa pamje nga atje.