Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Në një rast në Prishtinë, një grua ka raportuar se burri i saj që ndodhet jashtë shtetit ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.
“Podujevë 02.08.2023 – 14:30. Viktima femër kosovare, ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në një rast tjetër në Prishtinë është arrestuar një person për dhunë në familje.
“Prishtinë 01.08.2023 – 14:12. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
E në Gjilan u arrestua një burrë për dhunë të ushtruar ndaj gruas së tij.
“Gjilan, 02.08.2023 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Ndërsa, në Pejë u arrestua një person për dhunë në familje, i cili gjendej në arrati.
“Pejë,26.07.2023-20:00. Lidhur me rastin, më datë 02.08.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë në arrati. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.