Ai ka thënë se provat që posedon Prokurorit në këtë rast janë qesharake, duke shtuar se kjo aktakuzë është ngritur për arsye politike.
Derisa për akuzat e mundshme në Gjykatën Speciale, Gashi ka thënë se nuk dihen me emra, por sipas raportit nuk ka imunitet nënpunësi më i vogël deri te posti i presidentit të shtetit.
Avokati Gashi ka thënë se le ta harrojë dikush që nëse BE përdersia ka investuar në gjykatë, nuk do ta kryejë punën e vet dhe kësaj pune madje sipas tij do t’i shkojë deri në fund.
“Mundet të ketë edhe zyrtarë të lartë të LDK-së që mund të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale”, tha Gashi duke shtuar se kjo Gjykatë nuk i njeh ligjet e Kosovës por i ka rregullat e veta.
Kurse sa i përket tentimit të ndërrimit të projektligjit për Gjykatën Speciale, Gashi ka thënë se kjo punë nuk do të bëhet pasi është e vonuar.
“Gjykata Speciale tashmë ju ka përfunduar e pamja moti”, ka shtuar si për ironi Tomë Gashi.
Ai ka theksuar se Kosova me këtë Gjykatë do të merret dikund 10 deri në 15 vite.
Këto komente ai i bëri në Rroum Roll me Fidan Jupollin në Rrokum.
https://www.youtube.com/watch?v=yh6udPIdR9E