Aventura e Thiago Alcantaras në Liverpool po shkon drejt fundit.
Mesfushori spanjoll, i cili në sezonet e fundit shpesh është dashur të përballej me lëndime, të cilat ia pamundësuan t’i tregonte vlerat e tij në fushën e blertë, do ta nisë sezonin e ri me “Reds” me kontratën që do t’i skadojë në qershor të vitit 2024.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Bayern Munichut është i vetëdijshëm se këta do të jenë 12 muajt e tij të fundit në “Anfield Road” pasi Të Kuqtë nuk preferuan t’ia vazhdojnë kontratën, shkruan mediumi britanik “Mirror”.
Mesfushori me përvojë pëlqehet nga klubet e Arabisë Saudite, por ka oferta edhe nga klubet evropiane.
Pra, përfaqësuesi spanjoll do të jetë lojtar i lirë në verën e vitit 2024 dhe do ta zgjedhë vetë klubin e ri.