Komuna e Prishtinë është duke u marrë me realizimin e projektit për rregullimin e pritoreve të reja.
“Jemi duke e bërë maksimumin. Operatori me të gjitha ekipet është duke punuar në këtë drejtim dhe besoj që shumë shpejt kemi me mbyllë si projekt pjesën, pra, të pritoreve të kryeqytetit”, ka thënë për KlanKosova.tv, Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.
Kjo përgjigje e tij vjen pas pamjeve të paraqitura gjatë ditës ku shihen të demoluara disa prej pritoreve.