-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

U gjet e pajetë te Ura e Dajlanit, e reja dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe është vrarë me thikë

E reja e cila u gjet e pajetë sot te Ura e Dajlanit në Durrës dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë me thikë.

Policia ka mundur të identifikojë trupin e viktimës si Luljeta Preza, 32-vjeçe.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet ajo ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës.

Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, dhe për të gjetur autorin.

Trupi i pajetë i të resë, u gjet rreth orës 10:35 në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar.

Vajza ishte e pastrehë ndërsa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë rrethanat e vdekjes./TopChannel/

Gjendet e vdekur një shtetase në “gjendje rruge” në Durrës

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img