5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Detaje për vrasjen e argjentinases në Fushë Kosovë, dyshohet se viktima ra nga kati i 6-të i hotelit, gjykata merr vendim

Një shtetase e Argjentinës 27-vjeçe ka vdekur në QKUK për shkak të lëndimeve të marra të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e rënies nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë. Gazeta Express mëson se i dyshuari është shqiptar, me nënshtetësi zvicërane.

Rasti në polici është hapur si “vrasje” dhe është arrestuar i dyshuari i cili ka qenë duke qëndruar së bashku me viktimën. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjykata Themelore në Prishtinë tashmë ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshiarit, në drejtim të veprës penale “vrasje”.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se pas kërkesës së prokurorisë, të njëjti i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Motivi i vrasjes nuk dihet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img