Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar 19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë.
Kësisoj, SHSKUK thotë se numri i madh i vizitave, Pediatrinë e ka bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Prej tyre ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi 25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e poashtu, 10 mijë vizita ambulantore, në profile të ndryshme pediatrike”, thuhet në njoftim.