-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtari i përfshirë në përgjime në Ministrinë e drejton Rozeta Hajdari del me një reagim

Enver Hajrullahu, protagonisti i përgjimeve të reja në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka reaguar me anë të një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka thënë se përgjimet e publikuara nuk kanë rrjedhur prej tij edhe pse ato incizime janë bërë në hapësirat e MINT, përkatësisht sipas tij në njërën nga zyrat e Departamentit të Financave.

Hajrullahu thotë të mos ketë në dijeni lidhur me këto audio-incizime dhe ka mohuar të jetë burim i mediumit që ka publikuar ato.

“Kjo bisedë ka ndodhur përafërsisht në fund të korrikut të vitit 2022.”.

Krejt përgjimi tregon për zyrtarin Enver Hajruallahu që me pozitë është certifikues. Ndaj tij kishte presione të mëdha për ta nënshkruar kontratën rreth grurit, edhe pse disa ton mungonin.

“Me përgjegjësinë më të lartë morale dhe profesionale deklaroj se nuk kam patur kurrfarë qëllimi kundër asnjë zyrtari, por jam kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore.”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Sqarim!

Të nderuar qytetar, miq, kolegë dhe familjarë,

Sot, është publikuar një video në mediumin Nacionale.com, si protagonist i asaj video jam Unë.

Dua t’iu njoftoj se këto audio-incizime nuk kanë rrjedhur nga Unë, dhe i njëjti është bërë në hapësirat e MINT përkatësisht në njërën nga zyrat e Departamentit të Financave, duke mos qenë në dijeni që po ndodh një incizim i tillë, dhe Unë nuk jam burim i mediumit në fjalë.

Kjo bisedë ka ndodhur përafërsisht në fund të korrikut të vitit 2022.

Me përgjegjësinë më të lartë morale dhe profesionale deklaroj se nuk kam patur kurrfarë qëllimi kundër asnjë zyrtari, por jam kujdesur për t’i respektuar procedurat ligjore.

Sinqerisht,

E. Hajrullahu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img