0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Reduktimi i policisë në Veri, KFOR njoftim për takimin me Policinë dhe EULEX’in, s’japin detaje

Komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia është takuar me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Pietro Barbano dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur KFOR në një postim në Twitter, teksa nuk janë dhënë detaje shtesë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se takimi është zhvilluar për vlerësimin e situatës së sigurisë në veri të vendit.

“Çështjet të cilat u diskutuan kishin të bëjnë me situatën e sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe zhvillimet e fundit në veri të vendit. Në takim u vlerësua me interes të përbashkët bashkëpunimi dhe koordinimi në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive përkatëse, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si qëllim i përbashkët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, më 10 korrik, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ishin dakorduar për zvogëlimin e menjëhershëm në masën e 25 përqind të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img