Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin “ Ligjvënia mes shumë sfidave” lidhur me punimet e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror.
Lidhur me pyetjet parlamentare dhe përgjigjet e ekzekutivit, del se kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur të gjitha pyetjeve parlamentare, gjithsej 17.
Në vetëm një pyetje parlamentare është përgjigjur ndërkaq zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Në të gjitha pyetjet parlamentare të parashtruara nga deputetët janë përgjigjur, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe ministrja e Ekonomisë dhe Energjisë, Artane Rizvanolli.
E në asnjë pyetje parlamentare nuk është përgjigjur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
” Për sjellje të papërgjegjshme në raport me pyejtet e kuvendarëve, duhet të shquhet Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili nëdisa raste nuk i’u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve as pas përsëritjes së shtatë të tyre – duke mos dhënë asnjë përgjigjje të kërkuar nga kuvendarët”, thuhet në raportin e KDI-së.
E nga 48 pyetje të parashtruara parlamentare, ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu është përgjigjur vetëm në 29 prej tyre.
Edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla u përgjigj në vetëm 2 pyetje parlamentare nga 10 sa iu parashtruan.
Në total sipas KDI-së u parashtruan 171 pyetje, teksa u dhanë vetëm 57 përgjigje.
“Sa iu përket pyetjeve parlamentare, Kryeministri, ka pranuar 17 pyetje nga deputetët, derisa shumica nga këto ishin pyetje të lidhura me temën e dialogut dhe shqetësime të lidhura më këtë proces. Përgjithshëm, pyetjeve të deputetëve, ndryshe nga Kryeministri Kurti, disa anëtarë të Ekzekutivit nuk i kanë trajtuar seriozisht. Për vlerësim është fakti që i pari i ekzekutivit, Kryeministri Kurti, secilës pyetje i është përgjigjur në rastin e parë, do të thotë në momentin e parashtrimit. Për sjellje të papërgjegjshme në raport me pyejtet e kuvendarëve, duhet të shquhet Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili nëdisa raste nuk i’u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve as pas përsëritjes së shtatë të tyre – duke mos dhënë asnjë përgjigjje të kërkuar nga kuvendarët. Në formë të ngjashme, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk ka treguar gatishmërinë për përgjigjje karrshi pyetjeve të deputetëve. Në rastin e Gërvallës, pyetjet janë përsëritur për të pestën herë, derisa nga 10 pyetje që i janë parashtruar ajo është përgjigjur vetëm dy herë, duke treguar qasje jo llogaridhënëse, përballë deputetëve”, thuhet në raportin e KDI-së.
E grupi parlamentar që parashtroi më së shumti pyetje parlamentare ishte ai i VV-së, gjithsej 45.
Më pas vie PDK-ja me 45 pyetje, LDK-ja me 10, AAK-ja me 13 dhe grupi i komuniteteve me 1 pyetje.
Mirlinda Tishukaj Sadiku ishte deputetja që bëri më së shumti pyetje parlamentare, gjithsej 17.
Pas saj vie deputeti i VV-së, Agon Batusha me 15 pyetje.
Në vendin e tretë është poashtu deputetja e VV-së, Arjeta Fejza me 13 pyetje./Gazeta Express
KDI ka shprehur shqetësimin se deputetët nuk po bëjnë pyetje parlamentare.
Sipas tyre janë 82 deputetë që nuk e kanë ngritur asnjë pyetje parlamentare.
“Gjatë këtij sesioni, deputetët ngritën 171 pyetje në drejtim të anëtarëve të ekzekutivit. Disa nga këto pyetje janë ripësëritur disa herë gjatë seancave për shkak të mungesës së ministrave. Nga një pikëpamje e përgjithshme, numri i pyetjeve që deputetët parashtruan nuk është mjaftueshëm i kënaqshëm – një deputet më pak se një pyetje e gjysmë, paraqet një mesatare të ulët dhe aktiviteti i deputetëve në këtë segment të punës mbikëqyrëse parlamentare do të duhej të përmirësohej. Shqetësuese mbetet, mungesa e pytjeve nga disa deputetë, meqë sipas të dhënave ekzistuese 82 deputetë nuk kanë ngritur asnjë pytje parlamentare”, thuhet tutje në raport.