Të martën rreth orës 19:00, një person është sulmuar me një mjet të mprehtë në Drenas.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, transmeton Klan Kosova.
“Gllogoc 01.08.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Përveç lëndimit i dyshuari kishte gjuajtur dhe dëmtuar xhamin e traktorit të viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.