6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shtylla “Made in Serbia” për ndriçimin e Autostradës së Gjilanit, “shqetësohet” Ministri Liburn Aliu

Autostrada e Gjilanit, do të ndriçohet me shtylla, të cilat janë prodhim i një kompanie serbe e cila e ka selinë në Kralevë të Serbisë.

Për të po del se nuk ishte në dijeni as i pari i infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Autostrada në Gjilan, këto që janë me produkte të Serbisë, po e kemi dje në media dhe është shqetësuese. Do të merremi me këtë punë do të shohim kur janë porositur dhe pse janë porositur”, tha Aliu.

Këto deklarime ky i bëri, gjatë një konference ku tregoi që ka pezulluar pëlqimin mjedisor për ndërtimin e një inceneratori termik për trajtimin e mbeturinave në qytetin e Ferizajt, njofton  Klan Kosova.

“Pas vizitës që kemi bërë në teren, kemi pas takime edhe me qytetarë, askush se ka ditë se aty planifikohet të ndërtohet incenerator. Pastaj kemi marrë dhe kemi shqyrtuar raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis që e lëshon kompania e licencuar në bazë të cilit pajisjet me pëlqim mjedisore kompania”, ka thënë Aliu.

Për këtë rast Aliu shkarkoi edhe dy komisione.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img