Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier kanë marrë pjesë sot pasdite në Ditën Kombëtare të Zvicrës të organizuar nga Ambasada e Zvicrës në periferi te kryeqytetit.
Në fotografitë që ia ka çuar mediave Zyra e Kryeministrit të Kosovës shihen Kurti dhe Hovenier duke komunikuar.
Sot gjatë ditës Ambasadori Hovenier i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i përmbush zotimet e saj për nxjerrjen e kornizës ligjore që lejon që të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore.
Po ashtu Hovenier ka kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.