Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e shkelë secilin njeri e familje që i del përpara për tu dukë me pak e dështuar.
Këtë fjali e ka lidhur me rastin e Lulzim Hetemit, i cili tash e sa kohë është i ngujuar në objektin e komunës.
“Më dhimbset Lulzim Hetemi, vëllai i dëshmores Fatime Hetemi. Pra, Lulzim Hetemi është ngujuar në zyrë për shkak se partia ka vendosur ta sakrifikojë dhe të dalë më vonë me shifra se sa muaj, javë, ditë, orë e minuta ka qëndruar ai në zyrë i ngujuar. Dhe do të mundohen ta shesin këtë si sukses”.
“Tash turpshëm po bëhen gati të dorëzohen. Dorëzimi i tyre po ndodh pasi Kosovës iu vendosën sanksione dhe së fundmi edhe delegacione të rëndësishme amerikane po i shtyjnë vizitat në Kosovë”.
Kështu ka reaguar Bajrami, pasi Qeveria e Kosovës tashmë ka nisur procedurën për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit, por edhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, siç ka kërkuar Bashkimi Europian.