Policia e Kosovës dhe ajo Shqipërisë kanë nisur patrullimet e përbashkëta në territorin e Shqipërisë.
Patrullimi i përbashkët ka filluar që disa vite si rezultat i një memorandumi të arritur ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit Shqiptar.
“Referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri dhe numrit të madh të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore në mes të dy vendeve,është vlerësuar i suksesshëm ky patrullim i përbashkët. Ky patrullim ka për synim rritjen e efikasitetit në sigurinë rrugore, parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në komunikatën e PK-së.