-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Quni: Me partnerët tanë mund t’i bindim serbët për ushtrinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni e ka mirëpritur ndryshimin e qëndrimit të presidentit Thaçi që formimi i ushtrisë të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo përmes ligjit, duke e pasur kështu edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve.

Quni vlerëson se marrja në konsideratë e qëndrimeve të partnerit ndërkombëtarë është shumë e rëndësishme.

Deputeti nga radhët e LDK-së, tha të premten për Express se siguria nacionale e vendit varet nga miqësia me Amerikën.

“Marrja në konsideratë e qëndrimeve të zyrtarëve te NATO-s dhe SHBA-së për mënyrën e transformimit të FSK-se në FAK është për tu përshëndetur.

Siguria Nacionale e Republikës së Kosovës nder të tjera varet edhe nga partneriteti dhe miqësia e sinqertë me vendet demokratike”, tha Quni.

Deputeti i Listës Serbe Nenad Rashiq tha sot për Express se nuk do të flasin me presidentin Thaçi për ushtrinë, ani pse kreu i vendit deklaroi se do t’i bind ata që ta votojnë themelimin e saj.

Por, Anton Quni thotë se për këtë, së bashku me ndihmën e ndërkombëtarëve do të mundohen që t’i bindin edhe Listën Serbe.

“Prandaj me unitetin e të gjitha subjekteve politike dhe në bashkëveprim të mirë me faktorët ndërkombëtarë është e mundur që të gjithë skeptiket por në këtë rast edhe përfaqësuesit e komunitetit serb të binden për nevojën e krijimit të kapaciteteve tona ushtarake”, u shpreh Quni.

Madje siç tha ai, pikënisja më e mirë për këtë çështje është Rezoluta e Parlamentit të Kosovës e miratuar në mes të muajit shkurt, me të cilën autorizohet Qeveria e Republikës së Kosovës të hartojë Strategjinë për transformimin e FSK-së në FAK, gjithnjë siç vlerëson ai, në bashkëveprim të ngushtë me SHBA-n, NATO-n dhe BE-n.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img