Të hënën në Pejë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e kësaj, një person është arrestuar dhe rasti ka shkuar eventualisht në procedurë të rregullt hetimore.
“Pas disa të shtënave me armë zjarri policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë e pistoletës ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 6 copë fishek dhe një sprej”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar, rasti ne procedure te rregullt hetimore”.