Të hënën në mesditë, një grua ka raportuar në Polici për një grua tjetër se është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është në procedurë hetimore, raporton Klan Kosova.
“Ferizaj 31.07.2023-12:00. Një femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.