0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Koha kur gruaja e Kurtit promovonte libër në Beograd

Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në shtator të vitit 2021, e kishte promovuar librin e saj “Ideja e Lirisë dhe “Vetëvendosjes”” në Beograd.

Pas gati dy vitesh, tani eksponentë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë Kurti janë vënë në sulm ndaj mediave dhe gazetarëve.

Dhe pikërisht, të njëjtit e ndërlidhin punën e gazetarëve të Kosovës me Serbinë, si dhe nga ana tjetër, bëjnë përpjekje arbitrare që ta mbyllin Klan Kosovën, raporton Paparaci.

Prandaj, dhjetëra gazetarë u mblodhën të hënën e 31 korrikut në sheshet kryesore të Prishtinës, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj një vendimi të Qeverisë Kurti, i cili mund të çojë në mbylljen e televizionit kombëtar privat, Klan Kosova.

Megjithëkëtë, figura të larta të LVV-së shpeshherë përmes gjuhës skandaloze kanë akuzuar gazetarët se po “çojnë përpara agjendën” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për çka ndikon negativisht në perceptimin e publikut në raport me mediat.

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, madje kishte thënë një gazetareje që po çon përpara agjendën e Vuçiqit, teksa përmendej tema e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Sidoqoftë, të njëjtit patën zgjedhur të heshtin kur pikërisht gruaja e Kurtit kishte bërë promovimin e librit të saj në Beograd.

Libri i Knudsen ishte përkthyer në gjuhën serbe nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi i cili edhe kishte organizuar një tryezë diskutimi për temën e së drejtës për vetëvendosje.

Ajo i ishte bashkuar në shtator të 2021-s konferencës së organizuar përmes platformës “Zoom”, ku falënderonte organizatorin për përkthimin dhe organizimin e këtij diskutimi.

Pos autores së librit, të pranishëm në atë takim virtual ishin edhe drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq, profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Dragan Gjukanoviq, drejtori i Institutit të Kosovës për Kërkim dhe Zhvillim, Lulzim Peci, profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, Nerzuk Ćurak, dhe profesori i Fakultetit Juridik në Podgoricë, Serxhan Darmanoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img